Beograd, të shtana me armë pranë banesës së Vucic, vrahet trafikanti

Të shtana me armë zjarri janë regjistrue ditën e djeshme pranë banesës së kryeministrit serb, Aleksandar Vucic, në Beograd. Prej të shtanave mbeti i vramë nji bos i trafikut të drogës, Aleksandar Stamenkovic, 42 vjeç.

Ai ishte pronar i nji lokali të njohun në kryeqytetin serb, Piaza del caffe, në lagjen elitare të Beogradit, Belville, ku jeton edhe kryeministri Vucic.

Vrasja ka ndodhë shumë pranë banesës së Vucic. Pronari i lokalit ka qenë i njohun për policinë për ushtrim dhune dhe trafikim droge.

Ndaj tij asht qëllue 11 herë me armë zjarri.