Beogradi i del në mbrojtje Listës serbe, kend e ban fajtor për demarkacionin!

Qeveria e Serbisë ka reague mbas deklaratave të kryeministrit Isa Mustafa se deputetët e Listës “Srpska” ishin ‘fajtorë’ për mosratifikimin e demarkacionit me Malin e Zi, në seancën e 1 Shtatorit.

Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, e cila udhëhiqet nga Marko Djuric, në nji përgjigjje për “Indeksonline” thotë se nuk ndërhynë drejtpërdrejt në vendimet e Listës Serbe, mirëpo, simbas tyne, Beogradi nuk e imponon vullnetin politik të përfaqësuesve politikë të serbëve në Kosovë.

Ma tej, në reagimin e kësaj Zyre thuhet se çashtja e kufijve të Republikës së Serbisë ka qenë gjithmonë e njajtë dhe e definueme me Kushtetutën e Republikës së Serbisë.