“Beogradi po manipulon, nuk kemi kërkue kushte të reja”

Kosova nuk e ka kushtëzue Serbinë në asnji mënyrë, kurse dokumenti për të cilin po folet në Beograd i asht dorëzue Brukselit në vitin 2014, ka thanë ministrja kosovare e Dialogut, Edita Tahiri.

Ajo për mediat serbe ka thanë se ai dokument i asht dorëzue Brukselit në kuadër të marrëveshjes për temat për të cilat ka me u bisedue gjatë bisedimeve ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit në Bruksel.

“Kosova askend nuk e kushtëzon. Asnji letër nuk ia kemi dorëzue Brukselit”, ka thanë Tahiri, e cila shton se bahet fjalë për manipulim të Beogradit.