Beogradi thotë se me 26 e 27 Maj vazhdojne bisedimet në Bruksel, nga Qeveria kosovare nuk ka konfirmim

Beogradi ka paralajmëruar vazhdimin e dialogut Kosovë-Serbi në Bruksel, në nivel ekspertësh.

Si raportojnë mediat e atjeshme, Marko Djuric, drejtor i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, ka me i pri delegacionit të Serbisë në këto bisedime, që kane me u zhvillue më 26 e 27 Maj në Bruksel.

Bisedimet kane me u mbajte në selinë e Shërbimit Europian për Punë të Jashtme, ndërsa tema të bisedimeve kane me qene të gjitha çashtjet e hapuna në bisedimet e deritashme midis Beogradit e Prishtinës, njoftoi Zyra qeveritare e Serbisë për bashkëpunim me mediat.

Nga burime të Qeverisë së Kosovës nuk ka konfirmim për vazhdimin e bisedimeve në datat e njoftueme nga Serbia.