Beqa godet VV’n: UÇK’s veç zanin ia keni ndi, frik ka me ju ardhë fundi

Kanë vazhdue edhe sot reagimet për deklaratën e deputetit Frashër Krasniqi në drejtim të ish komandantëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Deputeti i PDK, Hajdar Beqa, i cili ishte edhe pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, i ka quejt të mjerë liderët e VV, për të cilët thotë se, veç zanin ia kanë ndi luftës, ndërsa rrëfimet për UÇK’n, ai ka thanë se i kanë marrë nga udhëheqësi siç asht shprehë ai i bandës së tyne kriminale, Albin Kurti.

Statusi i tij:

Postimi i plotë i Beqës:

Dardan Mollotoviqi dhe terroristi Frashër Krasniqi, kjo dyshe që kanë udhëhequr sulmet terroriste ndaj institucioneve të shtetit, ndaj pjesëtarëve të Policisë së Kosovës (shumica nga ta ish-pjesëtarë të UÇK-së), kanë marrë guximin të njollosin luftën çlirimtare dhe ëmblemën e UÇK-së.

Të mjerët veç zanin ia kanë dëgjuar luftës, ndërsa rrëfimet për UÇK-në i kanë marrë nga udhëheqësi i bandës së tyre kriminale, Albin Kurti, i cili kur ka qenë koha për të luftuar, e ka refuzuar uniformën e UÇK-së dhe ka ikur.

Mollotoviq dhe ti terroristi i vogël i tij, për UÇK-në ju vetëm mund të vazhdoni të shpifni e ta urreni, por sa e doni ju atë dhe udhëheqësit e luftës çlirimtare, e dinë të gjithë qytetarët e vendit tonë.

Gjuha juaj e urrejtjes ndaj luftëtarëve të lirisë nuk e njollos asnjëherë luftën çlirimtare, ndërsa ju dy kryebanditët që keni orkestruar sulmet ndaj institucioneve shtetërore të krijuara me mund e gjak të luftëtarëve të lirisë, së shpejti do t’ju vijë fundi.