Beqiri: Ky asht qendrimi i LDK’s për mbajtjen e seancës për Deharin!

Ismet Beqiri ka mohue se LDK ju ka ba presion deputetëve për me tërheq ose për të mos nënshkrue kerkesën e VV’s për mbajtjen e nji seance për vdekjen e Astrit Deharit.

Beqiri ka thanë se qendrimi i Grupit Parlamentar të LDK’s asht që të dalin rezultatet e hetimeve e pastaj të mbahet edhe seanca.

“Flas edhe në emën të Grupit parlamentar se askujt në LDK nuk i asht ba presion. Dhe mund të pyetni edhe deputetët rreth trysnisë. Duhet të dalin rezultatet dhe na jemi të interesuem me dalë e vërteta për atë se çka ka ndodh”, ka thanë Beqiri.