Beqiri, ata qe ma dogjen kerrin e rrezikojne jeten e qytetareve!

Shefi i grupit parlamentar të LDK’s Ismet Beqiri ka reagu ndaj djegies së kerrit së tij në mëngjesin e së Hanës afer banesës së tij.

Qe deklarata e tij:

Fatkeqësisht ky sigurisht asht nji akt i banditëve … dhe përkundër kësaj askush nuk mund të na ndalë në punën tonë institucionale për të mirën e vendit dhe nuk asht e imja të paragjykoj por vërtet organet e drejtësisë duhet me i zbardh këto raste sepse nuk asht rasti i parë.

Qytetarët po shqetësohen sepse po rrezikohet jeta e tyne, se realisht unë banoj në nji vend ku ka edhe shumë banorë të tjerë.