Berat Buzhala i kundërpërgjigjet Ambasadës Turke n’Rrokum Roll: Kjo asht Kosova e vërtetë , e jo e allish verisheve!

Ne lidhje telefonike ne emisionin Rrokum Roll te Fidan Jupolli, gazetari Berat Buzhala ka fole per lajmin e sotem qe ambasadorja turke ne Kosove ka kerkue nga institucionet e Kosoves me ndeshkue gazetarin per nji status te tij per ngjarjet ne Turqi.

Buzhala ka thane se nuk ka ba dicka te jashtezakonshme.

“Ishte nji gabim i papergjegjshem i ambasadores nga paniku qe Erdogan po i pastron punonjesit neper institucione te ndryshme, e kjo e ka ba kete veprim qe me u arsyetue se po e kryen punen e saj”, ka deklarue Buzhala per Rrokum.TV.

Ai ka shtue po ashtu se, shtetet serioze nuk e bajne nji veprim te tille si kjo qe ka ba ambasadorja e Turqise ne Kosove.

Qeveria e Kosoves duhet me trajtue Turqine si cdo shtet tjeter mik, e jo si shtet vlla, ka thane mes tjerash Buzhala.

Gazetari Buzhala ka thane ne fund se bumerangu qe ju ka kthy ambasadores asht kunderpergjija ma e mire ndaj saj.

“Para se me reague Ambasada, kane reague disa faqe me permbajtje ekstremiste me te njajten teme”, ka thane Buzhala, tue ba me dije se reagimi i saj ka qene ne te njajten vije me shkrimet e ketyne faqeve ekstremiste.