Berisha: AKR ka me i marrë 20% . Jemi tue ba institutin për zhvillimin ekonomik

Valon Berisha nga AKR ka qene i ftuem ne Rrokum Roll te Fidan Jupolli.

Berisha tue fole per cashtjen ma te nxehte ne Kosove muejt e fundit, Demarkacionin, tha se AKR mendon se duhet me u gjete nji konsensus i plote politik per kete cashtje.

“Duhet me u ftue eksperte vendore qe me pase sqarime te sakta, sepse keta jane lane pak anash, dhe nuk asht marre si baze ekpertiza e tyne sa i perket Demarkacioni” ka thane ai ne Rrokum TV.

Mandej Berisha ka fole per gjendjen aktuale te partise se tij, tue sqarue se kryetari i AKR’s, Behgjet Pacolli ka shpalle zgjedhjet e mbrendshme, te cilat jane ne fazen e fundit te strukturimit te partise.

Ai thote se ne krejt Kosoves asht tue u strukturue AKR’ja, tue thane se ne zgjedhjet e ardhshme synohet me i fitue 20 per qind te elektoratit.

“Ka shume aderime ne AKR, dhe une jam njani prej tyne, sepse AKR asht nji prej partive ma serioze ne vend, ku mundesohet hapsine e nevojshme per pune”, ka thane ne mes tjerash Berisha.