Berisha: Heshtja e Qeverisë së Kosovës ndaj veprimeve të Serbisë asht tue ba gati Marsin e 2004’tës!

“Kadri Veseli ndryshon nga Hashimi veç me fjalë, e jo me vepra”

Zafir Berisha nga Nisma per Kosoven ka qene mysafiri i radhes ne emisionin Rrokum Roll ne Televizionin Rrokum.

Ai ka fole per ngjarjet e fundit ne Kosove, me theks te veçante, veprimin e Jablanovic’it dhe perurimin e permendores se Car Llazarit, tue e fajesue Qeverine per gjithçka.

“Lufta ka perfundue, na s’mundemi me u thirre tane jeten ne lufte, me keqperdore. E ne anen tjeter, me zyrtarizue politiken e Beogradit dhe me ardhe Car Llazari ne Kosove”.

Ai akuzon treshen Hashim Thaçi, Isa Mustafa dhe Kadri Veseli.

“Heshtja e ketyne treve vjen, per shkak se, keta kane legalizue politiken e Beogradit ne institucionet e Kosoves, me listen Srpska”, thote Berisha.

Berisha ka komentue viziten e Jablanovic’it ne Koshare.

“Vizita s’asht tragjike, sa asht mesazhi i saj. Ai nuk asht zyrtar institucional i Kosoves, por dore e zgjatun e politikes se Beogradit”, thote Berisha, tue shtue se ai “e ka ba kete, per me tensionue situaten”.

Berisha ka leshue akuza te randa ndaj Isa Mustafes tue e quejt pjelle e politikes titiste.

“Isa asht pjelle e sistemit titist dhe nuk mundet me i refuzue politikat qe i vijne jashte Kosoves. Ai asht ne nji vend ku nuk duhet me qene”, tha Berisha.

Akuza ka leshue edhe per lideret tjere, Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin, tue thane se heshtja e tyne mundet me tensionue situaten ne vend dhe me risjelle situaten e Marsit te vitit 2014.