Berisha: Istogasit, të vendosun me rrxue LDK’n (video)

Vendimin e PZAP’s me çue ne rivotim komunen e Istogut e quen te padrejtë Bekë Berisha, ish kryetar i AAK’s ne kete komune, i ftuem në Ditë Mbas Dite të TV Rrokum.

Megjithate, ai thote se, AAK ka me fitue ne rivotimin e 17 Dhetorit ne kete komune.

“Qytetaret e Istogut jane te mobilizuem me permbyse pushtetin aktual”, shprehet ai, tue shtu se, “Istogu s’asht i LDK’s, por i qytetarëve”.

Berisha, i cili asht edhe deputet ne Parlamentin e Kosoves, ka lshue akuza te randa ndaj LDK’s n’Istog, per te cilat mundeni me u njoftue ma shume ne emisionin e plotë.

Në vazhdim, Berisha u shpreh se, istogasit duhen me votue kandidatin e AAK’s, Gani Dreshajn, ne menyre që, qysh tha ai, me e depolitizue arsimin ne kete komune, por edhe per shume arsye te tjera.

Tue arsyetue koalicionin e AAK’s me PDK’n ne Istog per rivotimin e te Dielles, Berisha thote se, PDK nuk ka qene pjese e pushtetit ne kete komune dhe nuk ka ba najhere keqperdorime./Rrokum.TV

Emisioni i plotë:

Shperndaje në: