Berisha me akuza të randa ndaj Ramës, i thotë se e ka ndrrue emnin se ka ba krim n’Spanjë

Asht nderpre dy herë seanca e Kuvendit të Shqipnisë, mbas tensioneve mes deputetëve të pranishëm në sallë.

Ish-Kryeministri Sali Berisha, e ka quejt Kryeministrin Rama kriminel, çka nxiti reagime në radhët e deputetëve socialistë, të cilët kërkuen ndërpremjen e seancës.

Berisha akuzon Kryeministrin Rama se e ka ndërrue emnin për shkak të nji krimi të tmerrshëm në nji hotel të Spanjës.

“Le të vijë këtu Edvin Kristaq Rama për të cilin jam akuzuar mijëra herë se po i ndërroj emrin, ja që del se e ka ndërruar ai emrin, nuk ia kam ndërruar unë. I kam thirrur në emrin e vërtetë. Të vij këtu të tregojë se nga Edvin u bë Edi për shkak të dosjes spanjolle për shkak të Kadrovskit, për shkaqe të cilat ai duhet t’i sqarojë sepse ai ndërrim emri në një kohë kur pikërisht janë përfolur këto që them unë, në një kohë kur mediat e kanë akuzuar për një krim të tmerrshme në hotelet e Spanjës, për Kadrovski e akuzonte për të shoqen, Dilën, të vijë këtu të thotë ç’është ky ndërrim emri”, tha Berisha.

Ai e akuzoi gjithashtu kreun e Qeverisë si nji anmik të egër të qenies tonë kombëtare.

Berisha u shpreh se Rama asht racist ndaj qytetarëve të Veriut, prandaj ka emnue kriminelë në ato zona.