Berisha: Ndryshimi ka me ndodhë në Prizren, bandat kemi me i largue përgjithmonë (foto-video)

Zafir Berisha nga Nisma per Kosoven ne Prizren, ka thane se asht mirenjohes per mbi 5 mije votues qe e kane votue.

Ai ka thane se ka me punue edhe ne t’ardhmen per me i largue bandat mafioze prej Prizrenit.

I pyetun pse ka vendose me perkrahe Vetevendosjen, Zafa ka thane se ai ka vjet qe e kerkon voten per nji qeverisje ndryshe dhe se ka lype votat kunder bandave dhe s’ka pase logjike me i perkrahe te tjeret.

Ne emisionin ‘Dite mbas Dite’ ne Televizionin Rrokum, Berisha ka thane se asnjihere nuk ka m’u ndale per me kthy shpresen ne Prizren.

 

 

Ai ka thane se bandat ne Prizren jane nga PDK dhe njeriu i cili quhet Minir Krasniqi.

“Nji mashtrues si Shaqir Totaj nuk e meriton me qene kryetar i Prizrenit”, tha Zafa, tue pranue se ka pi kafe me te, por nuk asht pajtue asnjihere me te.

Zafa ka thane se me 19 Nandor ka me ndodhe ndryshimi ne Prizren dhe se qeverisja ka me qene nji ndryshim i madh.

Por ai ka thane se vet ka me mbete deputet dhe se nuk ka me marre ndonji post ne qeverisjen e Prizrenit.

Per ma shume shihne videon e plote.