Berisha: Në qoftë se asht ‘sahi’ kjo marrëveshje, unë i përgëzoj, por jam skeptik

Berisha: Kodi telefonik i Kosoves +383 nuk asht shtetnor, por gjeografik

Per debatin rreth kodit telefonik shtetnor te Kosoves asht diskutue me Anton Berishen nga AAK ne Rrokum Roll te Televizionit Rrokum.

“Ende nuk kemi dokument zyrtar per kete kod”, ka thane Berisha, tue shtue se, ky kod s’mundet me qene as i Kosoves as i Serbise, perderisa nuk asht alokue.

Ka indikacione se aplikimi permes Austrise asht ba permes marreveshjes me Serbine, ku nuk permendet hiç Kosova, vlereson Berisha.

Berisha mendon se Kosova ka qene dashte me aplikue ne ITU menjihere mbas pamvaresise.

“Praktika ka me kallxue se kjo marreveshje nuk asht ashtu qysh po thuhet”, konsideron Berisha, tue shtue se, kishte me u gezue nese kishte me qene e vertete.

Berisha e ka cilesue kete kod si gjeografik dhe jo shtetnor.

Per ma shume mundeni me ndjeke emisionin e plote. /Rrokum.TV