Berisha për helikopterin: Transportonte mermer për villën e Mimit!

helikopteri

Ish-kryeministri Sali Berisha i ka dhanë jetë spekulimeve në rrjetet sociale se helikopteri i rrxuem në Shkodër po transportonte mermer për vilën e Mimi Kodhelit.

“Helikopteri qe u rrxue dhe ra dje ne liqenin e Shkodres, ne te cilin humben jeten dy pilotet, duket se transportonte meremer per ne rezidencem malore ne Vermosh te Mimi Kodhelit! Ne rast se kjo asht e vertet kemi te bajme me nje krim te shemtuem shtetnor. Qeveria po ban gjithçka per te mshef shkakun e vertet dhe rrethanat e rrximit te helikopterit, pra per ti mbulue me heshtje dhe per ti lane ato ne fund te liqenit..

Gazetari Elvis Nabolli qe jep kete lajm ne FB e tij, kercenohet me jete dhe detyrohet te heqe statusin nga FB.

Neo-bllokmeni Ilir Beqja kercenon fizikisht gazetarin e Zerit te Amerikes ne spital te i plagosuni.
Nderkohe portali syri.net jep nji video qe tregon se helikopteri asht ndal ne nji lendine prane doganes se Hanit te Hotit (mundet per te marre ngarkese?) dhe prej aty asht nis per udhetimin fatal.

Ndaj peshkatarve qe arriten te paret ne vendngjarje dhe banoreve te zones po ushtrohet dhune qe te mbyllin gojen.

Per me mshef te verteten, jane konfiskue edhe celularet e peshkatareve dhe banoreve sepse mund te kene rregjistru pamje kompromentuese.

Sot urgjent parlamenti duhet me ngritë komisioninin e verifikimit me çdo kusht te ketyne te dhanave tejet tronditese.

I baj thirrje presidentit te Republikes te shfrytezoje te gjithe kompetencat e tij per te verifiku rrethanat dhe shkakun e kesaj tragjedie!” shkruen Berisha në FB.