Berisha për Vetëvendosjen: Veprimet e tyre absolutisht në kundërshtim me bashkimin kombëtar

Forma e punës që ndjek Lëvizja Vetëvendosje asht absolutisht e papranueshme dhe në kundërshtim me idealet shqiptare për bashkim kombëtar, ka thanë ai në Televizionin Klan.

“Lëvizja Vetëvendosje asht forca politike e vetme në Kosovë, jo e vogël, e cila thotë ‘unë jam për bashkim kombëtar’, unë nuk e qortoi fare për këtë dhe kam respekt për atë që shpallë ajo. Ama nji gja e them me bindjen ma të thellë se, kjo formë pune që ndjekë ajo asht absolutisht në kundërshtim me idealin e bashkimit kombëtar”, ka thanë Berisha.
Simbas ish-kryeministrit shqiptar me dhunë në Parlament dhe pa bindun qytetarët e aleatët nuk mund të ketë bashkim kombëtar.
“Nuk mund të ketë bashkim kombëtar duke përdore dhunë në Parlamentin e Kosovës, nuk mund të ketë bashkim kombëtar pa i binde qytetarët e Kosovës, qytetarët e Shqipnisë dhe aleatët tanë”./ Klan Kosova/