Berisha: Rama foli 170 minuta me gjyqtarët për shpëtimin e Kokëdhimës!

 

Bomba e ish-kryeministrit n’parlament për përpjekjen e Ramës me shpëtue Kokëdhimen

Ish –kryeministri Berisha lëshoi nji deklaratë bombë në parlament. Ai tha se Edi Rama ka 170 minuta biseda telefonike me anëtarët e Gjykatës Kushtetuese për me shpetue Koço Kokëdhimën nga heqja e mandatit. Simbas Berishës, Rama edhe i ka kërcënue gjyqtarët. Berisha i bani thirrje Prokurorit të Përgjithshëm per hetim. Ai tha se Rama u ka dërgue anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese edhe sekretarin e Përgjithshëm dhe për këtë arsye ai i kërkoi Kryeprokurorit të sekuestrojë filmimet e kamerave të sigurisë së Gjykatës Kushtetuese.

 

“Cilat janë vizitat që ka bërë aty sekretari i përgjithshëm i mafias shtetërore, përshtatësin e fjalimeve të Benito Mussolinit për Edi Ramën? I bëj thirrje Prokurorit të Përgjithshëm të marrë kamerat e Gjykatës së Lartë të shohë sa herë i viziton ky mafioz. A e dini ju se ky, bashkë me Visin e Ramës që i jep vizat e kokainës Ramës, kanë instaluar në zyrën antikorrupsion, makinerinë e numërimit të parave? Se këta janë të besuarit e Ramës që numërojnë valixhet me para. Se nuk i marrin pa numëruar, se nuk dueht të gënjejnë. Se u merr shpirtin për 100 euro”, u shpreh Berisha në parlament.