Berisha: Transformimi i FSK’s, në pajtim me faktorin e mbrendshëm

Ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës (MFSK), Rrustem Berisha, ka thanë se transformimi i FSK’s në Forcë të Armatosun ka m’u ba me konsensus të plotë me faktorin e mbrendshëm dhe në bashkëpunim me partnerët strategjikë, tue qenë transparent në çdo hap të procesit.

Ai gjatë nji takimi me komandantin e KFOR’it, gjeneralin Giovanni Fungo, tha se gjatë mandatit të tij ka m’u angazhue me i avancue ma tutje marrëdhaniet e shkëlqyeme të kultivueme deri tash në mes të Ministrisë për FSK dhe KFOR’it.

Nga ana e tij, gjeneral Fungo tha se KFOR’i dhe FSK kanë raporte bashkëpunimi shumë konkrete, jo vetëm me takime e shkëmbime zyrtare, por edhe me ushtrime dhe aktivitete tjera të përbashkëta fushore, në të cilat njisi të veçanta të KFOR’it dhe të FSK’s po kryejnë stërvitje të përbashkëta.