Berjani: Arritem fitore per fiskalizimin, shumë shpejt do korrim fitore edhe ne cilesine e naftes

Fadil Berjani, kryetar i Shoqates se naftareve te Kosoves, ka kallxue ne Rrokum Roll me Fidan Jupollin se asht arrite marreveshja qe per fiskalizim tash prej 18 mije urove sa ka qene tash asht ba 3500 euro.

Berjani ka theksue se tash e kemi nji fitore te qarte me operatorin e ri ne treg dhe tash naftaret s’duhet me refuzue.

“Ma heret ka qene monopoli i kompanise Gekos, i cili ka qene shume e shtrejt tash asht operatori i ri danez Damka, i cili e ka rreth 80% tregun amerikan”, tha Berjani.


Berjani ka thane se Safet Gerxhaliu ka qene vetem nji zadhanes i kompanise Gekos dhe asgja tjeter dhe simbas tij, kjo duhet me u hetu se qysh 4 vite kjo kompani ka kerkue kaq shume pare.

Ai ka kallxue se operatori i ri sot e ka marre licencen dhe mbrenda mujit ka me fillue operimin e tij ne Kosove.

Derisa per cilesine e naftes, Berjani, ka thane se cilesia asht tue kontrollue pak ne Kosove, tue thane se ministria nuk ka arrite me kontrollue as 3 % naften per cilesi.

Per ma shume, rreth rrefimit te Berjanit kqyreni videon e masiperme.