Berlini e Londra bllokojnë afrimin e Serbisë drejt BE’s

Serbia vazhdon të bllokojë dhanien e nji prefiksi për komunikimin ndërkombëtar telefonik të Kosovës. Ngecja e dialogut ban që Berlini e Londra të bllokojnë hapjen e tre kapitujve të tjerë të bisedimeve të anëtarësimit.

Edhe mbas tetë vjetesh të pamvarësimit të Kosovës nga Serbia, simbas agjencisë gjermane të lajmeve dpa, Serbia ende nuk i mundëson Kosovës dhanien e nji prefiksi për komunikimin ndërkombëtar telefonik të vendit.

Edhe në bisedimet pesëditore që zhvillohen prej vjetesh me ndërmjetësimin e BE’s, të dyja palët nuk kanë arritë të gjejnë nji ujdi për këtë temë.

Simbas dpa’s, për shkak se nuk ka përparime në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë në drejtim të marrëveshjeve për telefoninë ashtu edhe të grindjes për furnizimin me energji, si Berlini edhe Londra bllokojnë afrimin e matejshëm të Serbisë me BE’në.

Gjermania e Britania e Madhe kanë pengue këtë javë hapjen e tre kapitujve të tjerë të bisedimeve të anëtarësimit, ka njoftue edhe gazeta serbe, “Novosti” të Shtunën.