Berlini ka miratue ligjin që lehtëson hymjen e refugjatëve në tregun e punës

Azilkërkuesit, të cilëve u lejohet me qendrue në Gjermani, kanë me pas ma shumë qasje në tregun e punës mbas miratimit të nji ligji të ri mbi integrimin. Simbas këtij ligji, azilkërkuesit, të cilëve u asht lejue me qendrue në vend, kanë me u integrue nën moton “inkurajim dhe pritshmëni”. Qeveria ka me kërkue gjithashtu, mënyra për me lehtësue futjen në tregun e punës dhe kurset integruese, me mirëkuptimin se refugjatët në këmbim kanë me u përojekë me u integrue në shoqninë gjermane.

Zavendëskancelari Sigmar Gabriel e quejti këtë masë “nji lëvizje paradigme”, tue shtue se, qeveria tani asht ma shumë pranë atyne që vijnë në Gjermani. Ai dha gjithashtu nji mesazh për refugjatët, tue thanë se “nëse angazhohen fuqishëm, atëherë ata munden me ba diçka për veten e tyne këtu”.