Besa Gaxherri: Milaim Zeka asht “qershia mbi torte” e këtij niveli qeverisës (video)

Deputetja e LDK’s, Besa Gaxherri, ka komentue fjalorin e deputetit te Nismes, Milaim Zeka, ne Kuvendin e Kosoves, tue thane se, modeli i tille asht “qershia mbi torte” e kesaj qeverie.

“Nuk due me u marre me kete teme, po Milaim Zeka asht shembulli se çfare qeverie asht kjo”, ka theksue Gaxherri ne Rrokum Roll të Televizionit Rrokum.

Ajo thote se asnjihere ne Kuvend nuk ka ndigjue nji gjuhe, çfare e ka perdore deputeti Zeka.

“I drejtohem votuesve te Zekes, qe ta shohin dhe le ta gjykojne, se sa e rande asht me pase njerez te tille ne Kuvendin e Kosoves”, ka thane Gaxherri, tue shtue se nuk ka pase personale asgja me te.

Gaxherri ma tutje ka fole per situaten aktuale politike ne vend, tue thane se LDK ka me punue qe kjo qeveri mos me pase jete te gjate.

“Nuk kemi me ba veprime qysh kane ba eksponentë qe sot jane ne qeveri, me gaz lotsjelles e mollotov, por me matuni”, asht shprehe Gaxherri, shkruen Rrokum.TV

Deputetja e LDK’s, Besa Gaxherri, ka mohue zanat qe LDK mundet me ju bashkue qeverise aktuale mbas zgjedhjeve lokale.

“Na jemi ndeshkue nga elektorati pse kemi ba koalicion me PDK’n”, shprehet ajo, tue thane se, pikerisht asht elektorati qe ja ka tregue udhen LDK’s, pra, qe mos me hy ne koalicion me PDK’n./Rrokum.TV

Emisioni i plotë: