Besnik Osmani bahet Auditor i Përgjithshëm

besnikosmani

Kuvendi i Kosovës ka votue Besnik Osmanin për Auditor të Pergjithshëm.

Osmani deri më tash ka qenë Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Administratës Publike dhe Pushtetit Lokal.

Në seancën plenare të Kuvendit të Kosovës asht votue me 74 pro dhe nji kundër, Bensik Osmani për Auditor të Përgjithshëm.

Kandidati i propozuem nga Presidentja Atifete Jahjga asht shqyrtu nga Komisioni për Mbikqymjen e Financave Publike.

Komisioni për Mbikëqymjen e Financave Publike, kryesue nga zavendëskryetari i komisionit, Ali Sadriu, në takimin formal nji javë ma parë, kanë shqyrtu vendim propozimin e Presidentes Atifete Jahjaga, për kryesuesin e Zyrës së Auditorit të Përgjithshëm.

Në fillim të muejit Mars, Presidentja Atifete Jahjaga i ka propozu Kuvendit emnin e Besnik Osmanit si kandidat për Auditor të Përgjithshëm të Republikës së Kosovës.