Beteja e përgjakun për Aleppon, shumë viktima e të ikun

Përparimi i forcave qeveritare dhe përshkallëzimi i ofensivës ushtarake në lindje të Aleppos i kushtoi jetën dheta civilëve gjatë orëve të fundit, ndërsa rebelët tërhiqen gjithnji e ma shumë në pamundësi të ndalin vrullin e forcave të Bashar al Assad dhe aleatëve rusë.

Observatori sirian për të drejtat e njeriut tha se të paktën 30 persona u vranë si pasojë e bombardimeve të artilerisë në zonën Jubb al-Qubbeh, ndërsa aktivistë nga terreni raportojnë për ma shuëm viktima.

Megjithëse shifrat asht e pamundun me u verifikue në mënyrë të pamvarun nga mediat, eksodi masiv i civilëve nga zonat lindore të Aleppos kallxon se përleshjet atje kanë arritë nji kulm të ri dhe për banorët nuk ka ma vend ku me u mshef, tue lanë arratinë zgjedhjen e vetme.

Dheta mija civilë janë detyrue me ikë për shkak të luftimeve, ndërsa OKB shprehu shqetësim të thellë për fatin e tyne dhe të mija të tjerëve që janë të bllokuem në zonat e rrethueme.