Beteja për Mosulin: ISIS po i përdorë civilët si mburojë

SHBA’të kanë akuzue militantët e ISIS se janë tue përdor civilë si mburojë nga forcat irakiane.

Besohet se rreth 700 mijë njerëz kanë mbetë në qytet, ku 5 mijë prej tyne janë luftarë të ISIS’it, të cilët po përballen me ditën e tretë të operacionit për me rimarrë Mosulin, shkruen BBC.

Asht raportue se qyteti i afërt Qaraqosh asht lirue nga militantët, por nji gja e tillë u mohue nga nji komandant i qeverisë.

Por, koalicioni i mbështetun nga SHBA’të thonë se kanë largue ISIS’in nga dhetë katunde.