Betohet Presidenti i ri Thaçi. Zotohet per pune me te gjithe!

Presidenti i zgjedhun Hashim Thaçi ne fjalen e tij asht zotue per pune me te gjithe.

Ai ka falenderue presidenten Jahjaga per pune e bame deri tash.

Presidenti i ri ka thane se pret se shpejti liberalizimin e vizave por edhe formimin e FAK’ut.

Thaçi ka theksue se Kosova ka me ndertue te ardhmen tue mos harrue te kaluemen, por gjithnji me fryemen e dialogut.

Ai asht zotu se ka me punue me perkushtim dhe nder per t’ardhmen e Kosoves europiane, tue shtue se

————————–

Ne nji ceremoni solemne asht betue Presidenti i ri Hashim Thaçi

—————————————–

Ka fillue seanca solemne per betimin e Hashim Thaçit President

————————————-

Mbas pak pritet të nis seanca solemne e Kuvendit të Kosovës, në të cilën presidenti i ri i Kosovës, Hashim Thaçi do të betohet.

Seanca solemne, e cila do të fillojë prej ores 11:00, nuk pritet të zgjasë shumë mbasi në rend dite asht vetëm nji pikë, “Betimi i presidentit Hashim Thaçi”.

E derisa kanë hy ne Kuvend, deputetët pa dallim i janë nenshtrue kontrollit të tyne.

Perderisa në sallën ku do të mbahet seanca tashma janë vendos lule.

Televizioni Rrokum betimin e Presidentit ka me transmetue LIVE.

Në bazë të Ligjit për Presidentin e Vendit ky asht teksti i betimit:

“Betohem se tërë fuqinë time do t’ia kushtoj ruajtjes së pavarësisë, sovranitetit dhe integritetit territorial të Republikës së Kosovës, sigurimit të lirive dhe të të drejtave njerëzore e qytetare, respektimit dhe mbrojtjes së Kushtetutës dhe ligjeve, ruajtjes së paqes dhe mirëqenies së të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës dhe me ndërgjegje e përgjegjësi do t’i kryej të gjitha detyrimet e mia”.