Betohet Qeveria e Serbisë. Beogradi perseri nuk heq dorë nga Kosova!

Parlamenti i Serbisë votoi me 163 vota pro dhe 62 kundër kabinetin e ri qeveritar.

Kryeministri mbetet i njajti, por ka dhe disa ndryshime.

Kabinetin e ri qeveritar e perbajnë perseri Partia Përparimtare Serbe dhe Partia Socialiste, por ka dhe disa ministra jashtë tyne.

Mbas gati katër muej negociatash dhe bisedimesh me partnerë të mundshëm, kryeministri i ri/vjetër Aleksandar Vucic, paraqiti perbamjen e qeverisë së re, e cila u votue me shumicë të madhe.

Në fjalimin e tij maratonik, Vucic theksoi se Serbia ka me vazhdue rrugën e afrimit me Bashkimin Europian, por ka me vazhdue me mbajtë raporte shumë të ngushta edhe me Rusinë.

Vucic i kerkoi vet zgjedhjet në Prill të këtij viti, me qellim që me konfirmue mbështetjen për kursin e tij pro-europian.

 

2-betimi

Në betim përmendet edhe Kosova.

Nji prej kërkesave të shpeshta në rrugën e afrimit të Serbisë me Bashkimin Europian asht normalizimi i plotë i raporteve me Kosovën si dhe ndryshimet e Kushtetutës, ku thuhet se Kosova asht pjesë e pandashme e Serbisë.

Vucic deklaroi këto ditë se zgjidhja ma e lehtë do t’ishte “njohja e pamvarësisë së Kosovës”, por këtë “nuk ka me ba askush në Serbi”.

Në betimin e ministrave ndër të tjera thuhet: “Betohem për besnikni ndaj Republikës së Serbisë dhe zotohem se me nder ka me respektue Kushtetutën dhe ligjin, që detyrën e anëtarit të qeverisë ka me krye me përgjegjësi, ndërgjegje dhe do të jem i përkushtuem për ruejtjen e Kosovës dhe Metohisë mbrenda Republikës së Serbisë”.

Kabineti i ri qeveritar i Serbisë do të ketë 19 anëtarë.

Aleksandar Vucic – kryeministër

Ivica Dacic – zavendëskryeministër i parë dhe ministër i Punëve të Jashtme

Nebojsha Stefanovic – zavendëskryeministër dhe ministër i Punëve të Mbrendshme

Zorana Mihajllovic – zavendëskryeministre dhe ministre e Ndërtimit, Transportit dhe Infrastrukturës

Rasim Ljajic – zavendëskryeministër dhe ministër i Tregtisë, Turizmit dhe Telekomunikacionit

Dushan Vujovic – ministër i Financave

Goran Knezhevic – ministër i Ekonomisë

Branislav Nedimovic – ministër i Bujqësisë dhe Mbrojtjes së Mjedisit

Nella Kuburovic – ministre e Drejtësisë

Ana Brnabic – ministre e Administratës Shtetërore dhe Vetëqeverisjes Lokale

Zoran Gjorgjevic – ministër i Mbrojtjes

Aleksandar Antic – ministër i Minierave dhe Energjisë

Mlladen Sharqevic – ministër për Arsim dhe Shkencë

Zllatibor Loncar – ministër i Shëndetësisë

Aleksandar Vulin – ministër i Punës dhe Punësimit

Vanja Udovici – ministër për Rini e Sport

Vlladan Vukosavlevic – ministër për Kulturë dhe Informim

Jadranka Joksimovic – ministre pa portofol

Slavica Ghukiq Dejanovic – ministre pa portofol