Biblioteka organizon ekspozitë për Adem Demaçin

Adem-Demaci

Biblioteka Kombëtare e Kosovës “Pjetër Bogdani” ka me organizue sot ekspozitë kushtue 80-vjetorit të lindjes së veprimtarit të shquem shqiptar dhe simbolit të rezistencës kombëtare, Adem Demaçi.

Demaçi shquhet për aktivitetin e tij politik kundër regjimit jugosllav, për çka ishte mbajt 28 vjet në burgjet e Jugosllavisë.

Në vitin 1991, Parlamenti Europian e kishte nderu atë me çmimin Saharov, tue e radhit atë në mesin e personaliteteve të njohuna botnore, gjurmët e së cilit do të mbesin në histori.

Ma së miri, Demaçi njihet si udhëheqës i Këshillit për të Drejtat dhe Liritë e Njeriut (KMDLNJ) nga 1990 deri 1995 dhe si zadhanës i UÇK’s gjatë periudhës 1998/1999.

Kjo ekspozitë asht organizu nga Shoqata e të Burgosunve të Kosovës, Biblioteka Kombëtare e Kosovës ” Pjetër Bogdani”, Instituti Albanologjik i Prishtinës dhe Instituti i Historisë “ Ali Hadri”.