Biden me vizitë të papritun në Irak

biden.jpg

Zv/Presidenti amerikan, Joe Biden bani sot nji vizitë të paparalajmërueme në Irak, në shej mbështetje për Qeverinë irakiane, e cila asht tue shënue fitore në luftë kundër militantëve të Shtetit Islamik (ISIS).

Kjo asht hera e parë që Biden, personi referues i Shtëpisë së Bardhë në Irak, e viziton vendin që nga viti 2011 kur Amerika i tërhoqi forcat e veta nga Iraku.

Biden asht zyrtari i tretë dhe ma i naltë amerikan që e viziton Irakun këtë muej.

Udhëtimi i tij që asht planifikue për disa muej, asht shej përparimi që Shtëpia e Bardhë beson se forcat Irakiane kanë ba tu’ e mposhte grupin militant të ISIS gjatë vitit të kaluem.

Biden ka marrëdhanie të ngushta personale me liderët irakianë dhe bisedon me ta çdo 10 ditë , simbas nji zyrtari të naltë administrativ.