Biden: Po shkoj në Kosovë me i sigurue aleatët se Trump asht i pamatun!

Zavendëspresidenti amerikan, Joseph R. Biden Jr., ka paralajmërue të Hanën se Donald J. Trump, vetëm si kandidat për president, ka ngjall rreziqet e konfrontimit të aleatëve amerikanë dhe personelit amerikan jashtë vendit.

Biden tha se në udhëtimin e tij në Kosovë dhe në Serbi, që ka me ndodh sot e nesër, do të jetë i detyruem që me i “risigurue” aleatët se SHBA’të kanë me vazhdue angazhimin në NATO, tue u thirr në komentet e Trumpit i cili tha se ai ka me rivlerësue raportet nëse zgjidhet, raporton NYT.

“Sepse janë të brengosun”, tha Biden, në paraqitjen e parë në fushatë përkrah Hillary Clinton’it.

Ai tha se nëse i biri i tij Beau, i cili vdiq nga kanceri në tru vitin e kaluem, do të ishte tue shërby ende në Irak, do ta këshillonte atë se rreziku asht rritë “për disa nuanca” për shkak të komenteve të Trumpit, të cilat kanë përfshi sugjerime se Presidenti Obama ishte “themeluesi” i Shtetit Islamik.

“Turpnimi i këtij njeriu nuk ka kufi”, tha ai.

Biden tha se Trump ka demonstrue simpati për liderë brutalë si Saddam Hussein.

“Ai do ta kishte dasht Stalinin”, tha Biden dy herë.

Zavendëspresidenti amerikan tha se Trump asht i pamatun, sa që nëse i biri i tij i ndjemë do të planifikonte të futej në administratën Trump, “do ta bllokoja me trupin tim”.