Biden sot n’Turqi, qe çka e pret atje!

Kur nënpresidenti amerikan, Joe Biden, e vizitoi Turqinë në muejin Kallnor, ai arriti me baraspeshue ofrimin e përkrahjes për aleatin e NATO’s që përballej me kërcënime të ndryshme, derisa kritikonte shtypjen e lirisë së shprehunit dhe pakënaqësive, shkruen agjencia e lajmeve, Reuters.

Tash, kur marrëdhaniet amerikano – turke janë në nivelin ma të keq prejse mbahet mend, ai do e ketë edhe ma të vështirë me perçue këto mesazhe derisa e viziton Turqinë të Merkurën.

Biden do të jetë zyrtari ma i naltë amerikan që e viziton Turqinë prej deshtimit të grusht shtetit të 15 korrikut.

Turqia e akuzon klerikun turk, Fetullah Gulen, i cili jeton në SHBA që 17 vjet, si organizator të puçit.

Presidenti turk, Receep Tayyip Erdogan dhe shumë zyrtarë të tjerë turq vazhdojnë me kerkue ekstradimin e Gulenit.

Mospranimi i kësaj kërkese nga SHBA’të me arsyetimin se ende nuk kanë deshmi të qarta për përfshimjen e Gulenit në grusht shtet, e kanë zemërue presidentin Erodgan, derisa mediat pro qeveritare po nxisin antiamerikanizmin ma të madhe. Gulen disa herë ka deklarue se nuk ka qenë organizator i grusht shtetit.

Perëndimi, n’anën tjetër, asht i shqetësuem me spastrimet e mëdha që po bahen mbas puçit, gjatë të cilit, simbas Reuters, rreth 40 mijë njerëz janë paraburgos, 20 mijë prej të cilëve janë arrestue formalisht.

Reuters shkruen se Ankaraja, ka me kërkue me ngulm ekstradimin e Gulenit.