Biden vjen me porosi, edhe për Demarkacionin

Zavendëspresidenti amerikan, Joe Biden, gjatë vizitës që ka me zhvillue javën e ardhshme në Prishtinë, ka me i takue presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryeministrin Isa Mustafa, por jo edhe liderat e partive opozitare.

Temë e këtyne takimeve pritet të jenë: luftimi i korrupcionit dhe terrorizmit, stabiliteti rajonal, dialogu me Serbinë, si dhe demarkacioni i kufinit me Malin e Zi, shkruen “Zëri”.