Biden: Xhihadistëve kemi ma ja ‘nxjerrë zemrat’

Zavendëspresidenti amerikan, Joe Biden, tha sot se Washingtoni do “t’ja nxjerrë zemrën” grupit ekstremist, Shtetit Islamik, në Siri dhe n’Irak.

“Na do t’ja nxjerrim zemrën Daeshit (Shtetit Islamik) n’Irak dhe në Siri, në mënyrë që t’ju pamundësojmë atyne që të shpërndajnë helm në rajon dhe në gjithë botën”, ka thanë ai.

Biden ka folë para qinda amerikanëve në nji bazë ushtarake n’Emiratet e Bashkueme Arabe.

“Kjo luftë do të marrë kohë, por na jemi të përkushtuem që ta shkatërrojmë këtë përbindësh”, ka thanë Biden.

Ma herët, ai e kishte perjashtu nji zgjidhje ushtarake për t’i dhanë fund konfliktit në Siri dhe kishte ba thirrje për nji tranzicion politik.

“Sado e veshtirë që të jetë, na duhet të bajmë përpjekje që t’arrijmë nji zgjidhje politike”, ka thanë Biden.