Bien dy sisteme energjetike, Kosova me 70 përqind rrymë ma pak!

Kosovo B

Njisia B1 e termocentralit Kosova B asht ndal së prodhuemi nga mesnata ndërmjet të Diellës dhe të Hanës, njofton përmes nji kumtese KESCO.

Kjo ndalje ndodhi vetëm nji ditë mbasi njisia B2 ishte ndal gjithashtu në mënyrë të paplanifikueme.

Tash të dy njisitë e Kosovës B janë jashtë prodhimit.

Kjo nënkupton se vetëm mbrenda dy ditësh asht reduktue prodhimi me mbi 70 për qind.
“Ekipet e KESCO’s po bajnë përpjekje me sigurue energji shtesë nga importi, por kjo asht shumë e vështirë, sidomos gjatë orëve të para për shkak të rregullave ndërkombëtare”, thuhet në njoftimin e KESCO’s.