BIK flet për herë të parë për përhapjen e radikalizmit në burgje

Sabri Bajgora nga BIK’u tue folë për punen e Bashkësisë Islame të Kosovës për parandalimin e ekstremizmit dhe deradikalizimin, tha se në veçanti departamentet e BIK’ut për të ri dhe gra kanë shtri intenzivisht rrajet për me parandalue përhapjen e ideologjive ekstreme te besimtaret.

Ai foli edhe për bashkëpunim me institucionet e vendit për me ndikue edhe në perhapjen e këtyne dukunive edhe te ata që qendrojnë në burgje.

Simbas tij, kanë hartue nji program që imamët me u dergue në burgje për me ju ligjerue disa të burgosunve rreth rrezikut te ektremizmit dhe për me ndihmue deradikalizkmin e disave prej tyee.

“Imamet kanë me u përpjekë që edhe nëper burgje të parandalohet perhapja e ideologjive dhe deradikalizimin”, tha Bajgora tue folë si panelist me diten e dyte të konferncës nderkombëtare mbi luftimin e ekstremizmit të dhunëshëm.