BIK ia ndalon dy imamëve me garue për asambleistë në Podujevë (dokument)

Dy imamë nga Podujeva i janë futë garës për asamble komunale të kësaj komune në listën zgjedhore të Partisë së Drejtësisë, por kundër kësaj asht deklarue sot Bashkësia Islame e Kosovës që ju ka tregue anëtarëve të saj se e kanë të ndalueme përfshimjen në aktivitete politike

“Në zgjedhjet lokale të cilat do të mbahen me datën 22 tetor 2017 nga komuna e Podujevës është vërejtur se janë kandiduar dhe certifikuar për të marrë pjesë në zgjedhje si kandidat të “Partisë së Drejtësisë” edhe dy Imam nga Komuna e Podujevës, Nuhi Ajvazi Imam në fshatin Sekiraq dhe Arif Demiri Imam në Kaqibeg”, thuhet në njoftimin e BIK-ut në këtë komunë.

Simbas BIK, përfshimja në aktivitete politike e zyrtarëve të saj bjen në kundërshtim me Udhëzimin e lshuem nga vet BIK, ku thuhet që zyrtarë të kësaj bashkësie nuk duhen me u përfshi në aktivitete politike.

Qe udhëzimi i BIK që ndalon përfshimjen e imamëve në aktivitete politike:

Shperndaje në: