BIK kërkon hetim për grafitet kërcënuese ndaj liderëve në vend!

Bashkësia Islame e Kosovës konsideron se kërcënimet me vdekje të udhëheqësve të shtetit, BIK dhe komunës së Prishtinës përmes grafiteve asht akt i papranueshëm dhe i dënueshëm për shoqnitë normale.

“Institucionet e vendit e as udhëheqja e BIK nuk ndikohet nga individë të natës që thërrasin në dhunë e mbjellin urrejtje e mosdurim. Jemi të bindun që autorët dhe mentorët e këtij veprimi qyqar nuk paraqesin qëndrimin e qytetarëve të Prishtinës e as të vendit”, thuhet në nji komunikatë të BIK’ut.

BIK këtë veprim e konsideron të izoluem dhe fton qytetarë e sidomos studentët që mos me ra pre e individëve që thërrasin në dhunë, përhapin shpifje dhe i kontribuojnë urrejtjes e mosdurimit.

“Feja dhe objektet fetare te na gjithherë kanë qenë në funkcion të paqes, mirëkuptimit, tolerancës e harmonisë. E tillë ka me qenë edhe xhamia Qendrore e Prishtinës. Ftojmë organet kompetente që autorët e këtij akti të sillen para drejtësisë”, thuhet në komunikatën e BIK’ut.