BIK, keshtu e denon sulmin ndaj Konsullatës turke në Prizren!

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës denoi ashpër sulmin e realizuem në prag të festës së flamurit mbi Konsullatën e Republikës së Turqisë në Prizren.

Në reagimin e BIK thuhet se atakimi i misioneve diplomatike asht veprim i papranueshëm, ndërsa atakimi i misionit diplomatik të nji vendi mik si asht Turqia, asht veprim që për qëllim ka cenimin e marrëdhanieve dhe raporteve vllaznore që kanë dy vendet e dy popujt.

“Aktet dhe veprimet e tilla qyqare kanë me mbetë t’izolueme dhe të denueme, e si të tilla nuk ka me arritë me prekë marrëdhaniet dhe raportet tona të shkëlqyeme e vllaznore. Te Turqia na shohim nji aleate, mbështetëse e përkrahëse të kauzës sonë shtetnore. Denojmë po ashtu edhe heqjen e flamurit turk, tanima asht e ditun dhe e deshmueme se komuniteti turk asht pjesë integrale e shtetësisë së Kosovës, ndërsa Turqia shtet mik i yni. Nuk asht në traditën tonë që të përdhosim simbolet e miqve tanë”, thuhet në reagim.