BIK: Kjo asht arsyeja pse disa të ri ju bashkuen luftave në Siri e Irak

Kryetari i Kuvendit të Bashkësisë Islame të Kosovës, Ajni Sinani, ka thanë se BIK asht nji partner i fuqishëm i Qeverisë në luftën kundër ekstremizmit dhe radikalizmit që mund të shpjen në terrorizëm.

Në këtë intervistë dhanë gazetës “Epoka e re”, ai ka thanë se gjendja e vështirë ekonomike, arsimimi jo i duhun dhe mosnjohja e mjaftueshme e mësimeve islame kanë ndikue që disa të ri nga Kosova t’u bashkohen luftave të pakuptimta në Siri dhe Irak.

Sinani ka ba me dije se BIK në vazhdimësi ka punue në drejtim të vetëdijesimit të qytetarëve, veçmas të të rijve, për të mos iu bashkue këtyne luftave. Mirëpo, simbas tij, në kohën e internetit disa gjana nuk mund të kontrollohen.

Në këtë intervistë Sinani ka folë edhe për ndërtimin e xhamisë qendrore në lagjen “Dardania”. Ai ka thanë se nuk janë tue kuptue pse po ndodh tanë kjo neglizhencë nga organet kompetente të Komunës së Prishtinës për lëshimin e lejes së punës.

Sinani ka ba me dije se nga Kosova këtë vit për ta krye haxhin kanë udhëtue 860 besimtarë.