Bilall Sherifi i thotë VV’s: Ndalni akuzat ose flas edhe unë

Prishja e bllokut opozitar mbas gati 7 muej bashkëjetese, i ka nxitë këto 3 parti që me i lëshue fjalë të randa njana-tjetrës. Madje, VV iu kthye edhe akuzave të kalueme ndaj liderëve e përfaqësuesve të këtyne partive. E meqë deri dje, ishte rrezikue pushteti i PDK’s apo LDK’s, ata sot të ndamë e kanë fort të vështirë me i marrë primatin ndonjanës prej partive ma t’vjetra në Kosovë.

Mirëpo megjithatë Vetëvendosje nuk e përjashton mundësinë që me lidh koalicion me dyshen AAK- Nisma në t’ardhmen.

Zadhanësi i VV’s. Frashër Krasniqi, nuk e len pa i thumbue ish-bashkëpunëtorët e partisë së tij, tue e thanë se Qeveria nuk largohet nëse takohemi me ta.

Mirëpo nëse Lëvizja Vetëvendosje vazhdon me folë kështu ndaj përfaqësuesve të AAK’s e Nismës, atëherë as ata nuk kanë me ndejtë duerkryq. Kështu tha për Televizionin Rrokum, përfaqësuesi i Nismës, Bilall Sherifi.

Megjithatë Sherifi thotë se nuk ndjehen të tradhëtuem, e as nuk e përjashton mundësinë që me bashkëpunue përsëri.

Në anën tjetër VV edhe zyrtarisht ka konfirmue se nuk kanë me e përkrahë iniciativën e dy partive tjera opozitare për me protestue me 14 Maj.