Bilanci i akcionit, 5 t’arrestuem, 200 mijë euro mallna të kontrabandueme!

Foto Arkiv

Policia e Kosovës dhe Dogana e Kosovës sot gjatë nji akcioni të filluem n’orët e hershme të mëngjesit kanë arrestue pesë (5) persona nën dyshimin e bazuem për Krim të Organizuem-Kontrabandim të mallnave, shmangije nga pagesa e taksave doganore.

Kjo asht komunikata e policisë:

Sot në orët e hershme të mengjesit ka filluar një operacion i gjërë i shtrirë në rajonin e Prishtinës dhe Gjilanit, në këtë operacion kanë marr pjesë mbi 100 zyrtarë policorë dhe doganierë. Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar në kuadër të Policisë së Kosovës (PK) dhe Dogana e Kosovës (DK), pas hetimeve intensive të kryera për disa muaj, lidhur me veprimtarinë kriminale të një grupi, mirë të organizuar, që në vazhdimësi kryente veprat penale të krimit të organizuar, shmangie nga pagesa e tarifave doganore – Kontrabandim i mallrave, bazuar në urdhëresën e Gjykatës kompetente, me dt. 18.08.2016, në rajonin e Prishtinës dhe Gjilanit, në katërmbëdhjetë lokacione të ndryshme, ka ndërmarrë operacionin policor, me ç‘rast janë arrestuar pesë (5) persona të dyshuar si dhe janë kontrolluar lokalet ku është zhvilluar kjo veprimtari e kundërligjshme. Në këtë aksion kanë asistuar edhe Administrata Tatimore e Kosovës.

Gjatë këtij operacioni janë arrestuar të dyshuarit me inicialet si në vijim:

1. F. H. dt. L. 1991 Kosovar/shqiptar

2. S. M. dt. L. 1988 Kosovar/shqiptar

3. F. Y. dt. L. 1980 Kosovar/shqiptar

4. S. B dt. L. 1979 Kosovar/shqiptar

5. H. B dt. L. 1988 Kosovar/shqiptar

Ndërsa janë sekuestruar si prova materiale:

1. 1 (një) mini fabrikë e improvizuar për falsifikimin e mallrave (19 makina per prodhim ilegal te tiketave te ndryshme).

2. 2 (dy) hekurosese per vendosjen e tiketave në mallra

3. 20 (njëzet) telefona celular

4. Sasi e konsiderueshme e mallrave te ndryshëm te kontrabanduara (tekstil, patika), si dhe pajisje te ndryshme elektronike.

5. Dokumente te ndryshme qe vlejnë si prova për procedure.

Personat e dyshuar, në bazë të urdhrit të prokurorit janë dërguar në mbajtje për vazhdim të procedurës të mëtejme gjyqësore. Përderisa, sipas vlerësimeve preliminare vlera e mallrave të cilat janë gjetur në lokacionet e dyshuara kalojnë 200,000 mijë euro.

 

2-policia

 

3-policiaaa

 

4-policiaa