Bild: Ushtria sekrete ruse me luftare “të fjetun” asht realitet

Ky asht mankth i çdo Qeverie: Luftare anmiq, të cilët janë “të fjetun” por presin veç me marre komandën nga vendi për të cilin punojnë, për me i nis sabotimet dhe provokimet. A s’asht kjo nji histori që shfaqet e rishfaqet në Shqipni, sa herë ka trazina e probleme? Por ky makth s’asht trillim, por realitet.

Kështu shkruen e përditshmja ma e madhe gjermane Bild, e cila thotë se Presidenti rus Vladimir Putin, ka në Gjermani nji ‘trupë të msheftë’ me agjentë.

Të njajtën gja e ka edhe në vende të tjera perendimore.

Autori i njohun dhe biografi i Putin’it, Boris Reitschuster, thotë se ka informacione për këtë.

Në librin e tij “Lufta e msheftë e Putinit”, ai shkruen se shefi i Kremlinit ka qasje direkte në nji rrjet elitar luftarak në Perendim. Ata ushtrohen në shkolla të sporteve luftarake simbas modelit rus ‘Systema’, ku si qëllim kane me i mësue teknikat e dyluftimit dhe vrasjes së kundërshtarit.

Në këto shkolla ata trajnohen si sportistë normalë, por në sfond të tyne qëndron inteligjenca ushtarake ruse, GRU.

Për autorin, nji gja asht e sigurt: Këto trupa janë nji shtyllë e randësishme në luftën e Putinit kundër Perendimit.

Shërbimet sekrete perendimore veç vitin e kaluem i kane identifikue 300 persona të kësaj strukture në Gjermani. Mes tyne janë ushtarë, policë, nëpunës gjykatash edhe pjesëtarë të inteligjencës. Ata mbajnë lidhje me grupimet kozake dhe grupet ruse të rock’ut.

Objektivat e operacionit “Systema”, në bazë të analizës së inteligjencës perendimore, janë:

-Shkaktimi i trazinave dhe pasigurive në zonat e synueme.
-Shumimi i trupës së tyne.
-Rekrutimi i elitës së ardhshme.
-Shtrembënimi i proceseve politike dhe sociale në zonat e synueme.
-Përcjellja e ideve jo-demokratike.