‘BILD Zeitung’: 40 mijë kosovarë kerkuen azil n’Gjermani në 2015

Gazeta ma e lexue në Gjermani “BILD Zeitung” ka publiku të dhana zyrtare të azilkërkuesve në Gjermani, që kanë ik nga vende të ndryshime të botës.

Simbas gazetës, rreth 100 mijë azilkërkues në vitin 2015 kanë qenë nga Siria.

Vendin e dytë e mbajnë shtetet e Ballkanit, ku Shqipnia kryeson listën e këtyne shteteve me 54 mijë azilkërkues.

Simbas të dhanave zyrtare të publikueme nga gazeta gjermane, rreth 40 mijë shtetas të Kosovës kanë kërku azil në Gjermani vetëm në vitin 2015.

Menjiherë mbas Kosovës, asht rendit Serbia me 30 mijë azilkërkues.