Bill Clinton i tubon shqiptaret: Ju pres n’Bronx

2179_pg

Nji takim masiv ka me u mbajt sot n’Bronx, New York, në mbështetje të kandidates demokrate për presidente, Hillary Clinton.
Ne takim folës kryesor ka me qene ish-Presidenti Bill Clinton, ndersa flasin edhe kongresisti i njoftun Eliot Engel dhe asambleisti i shtetit, Mark Gjonaj.

Gazeta 
“Illyria” ka qenë mbështetëse e kandidaturës së Hillary Clinton për Presidente, përpara se ajo të merrte vendimin e ta shpallte publikisht ate.
Nuk ka president që ka qenë ma popullor mes shqiptarëve sesa Bill Clinton, për shkak to rolit historik të tij në çlirimin e Kosovës në vitin 1999.

“Na shqiptarët i jemi mirënjohës Presidentit Bill Clinton. Sot kemi nji rast i rrallë me shpërblye sado pak ndihmën që na dha kur kishim aq shumë nevojë”, thotë Vehbi Bajrami, botuesi i gazetes, tue i ftue shqiptarët në New York me i dhane perkrahje kadidatures se Hillary Clinton.

Hillary Clinton asht e vetmja kandidate që e njeh mirë situatën në Ballkan dhe në Europën Lindore, që ka lidhje të forta me shqiptarët dhe që duket se asht gjithashtu alternative ma e e mire e kësaj gare të pazakontë presidenciale.