Bill Clinton menxi e mban veten gjatë fjalimit të zojës Hillary

Hillary Clinton, mbas humbjes për presidente të SHBA’ve në zgjedhjet e këtij viti, iu drejtue popullit amerikan me nji fjalim.

Ajo ishte veshun me nji kostum të zi dhe këmishë ngjyrë vjollce, ishte e qetë, uroj Trumpin për fitore, por përsëri nuk mujti me mshef zemërimin dhe indinjatën e saj ndaj tij.

Mbështetje të madhe gjatë tanë fushatës, por edhe mbasi humbi zgjedhjet ajo mori nga burri i saj, Bill Clinton, ish-president amerikan.

Ai menxi e mbajti veten gjatë fjalimit, u dok se në çdo moment ka me fillue me qajt. Mbas fjalimit, ai e përqafoj tue e ngushëllue Hillaryn.

Shprehjet e ftyrës së tij kallxojnë ma së miri gjendjen e tij në ato momente.

klinton