Bill Clinton nervozohet keq me fushatën e zojës Hillary

Në ditët finale të fushatës elektorale për zgjedhjet presidenciale në SHBA, Bill dhe Hillary Clinton kanë pasë nji debat të fortë.

Sherri në familjen Clinton konsistonte në përpjekjet e Hillary’it për me fajësue Drejtorin e FBI, James Comey për ranien e saj në sondazhe dhe rrezikun e ndikimit të letrës së tij në humbjen e zgjedhjeve.

“Isha me Bill’in në Little Rock kur, ai pati sherr me të bërtituna me Hillary’n në telefon, mbasi ajo akuzonte Comey për rihapjen e hetimeve për çashtjen e e-mail’ave”, kallxon nji këshilltar i afërt i Bill Clinton, shkruen Daily Mail.

Bill fajësonte për situatën e krijueme menaxherin e fushatës së Hillary’t si dhe Podestën mbasi u kallxuen të shurdhën për ekonominë e dobët dhe ndikimin e saj te miliona votues të klasës punëtore.

“Bill ishte me ftyrë të skuqun gjatë bisedës me Hillary aq sa isha i shqetësuem mos pëson goditje në zemër. Ai u mërzit aq shumë sa që qiti telefonin në tavanin e shtëpisë në Arkansas River”.

Gjatë fushatës, Bill Clinton u ndje i injoruem nga këshilltarët kryesorë të Hillary’it, kur kërkoi që të ishte ekonomia pika kryesore e fushatës.