Binden edhe OVL e UÇK’s, veteranët e frymë. Çka duhet me ba!

Kryesia e Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në mbledhjen e fundit, shqyrtoj edhe çashtjen e procesit të verifikimit të veteranëve të luftës së UÇK’s.

“Kryesia dyshon se ka numër të frymë të veteranëve, ose që ka nga ata të cilëve ju asht dhanë statusi i veteranit por kjo bjen në kundërshtim me ligjin në fuqi, të miratuem nga Kuvendi i Republikës së Kosovës”, thuhet në nji komunikatë për media.

Saktësinë e numrit të veteranëve, OVL UÇK mendon se institucionet e Kosovës përkatësisht Prokuroria e shtetit, duhet që me vërtetue.