Biografia zyrtare e zojës së parë Lumnije Gërxhaliu – Thaçi

Mbas nji mueji ajo ka me fillue rrugëtimin e saj presidencial si Zoja e Parë e Kosovës. Por, qe 19 vjet ajo i ka qëndrue përkrah tashma Presidentit të vendit, Hashim Thaçi.
Dashninë e tyne ata e kunorëzuen me 28 Korrik 1997, e bashkë kane 19 vjet martesë.

Por, kush asht Zoja e Parë e Kosovës Lumnije Gërxhaliu–Thaçi?

Lumnije Gërxhaliu-Thaçi ka lind në Vushtrri me 12 Dhetor 1971. Ka magjistrue në drejtimin “Banka, Financa dhe Kontabilitet” në vitet 2007-2009.

Mbas magjistraturës së parë, në vitet 2009-2011, ka magjistrue edhe në drejtimin “Menaxhment” dhe tash asht kandidate për PhD në Ekonomi.

Ajo asht ligjëruese e landëve ekonomike në kolegjin “Fama” në Prishtinë.

Zoja e Parë e Kosovës, që nga viti 2012 merret edhe me aktivitete humanitare dhe sensibilizuese për dukuni të ndryshme që ndërlidhen me fëmitë dhe asht kryetare e fondacionit “Fëmijët e Kosovës”.

Presidenti Thaçi dhe Zoja e Parë kanë edhe nji djal, Endritin, i cili lindi me 13 Prill 1999 dhe tash i mbush 17 vjet.

lumnije