Bisedimet Kosovë-Serbi, sot diskutohet për Mitrovicën

Sot përfundon raundi tre-ditore i dialogut Kosovë- Serbi me ndërmjetësim të BE’s.

Temë diskutimi për ditën e sotme në dialogu teknik mes Kosovës dhe Serbisë asht Mitrovica. Gjatë takimit palët kanë me diskutue për pjesën veriore dhe jugore të Mitrovicës.

Në takimin e së Ejtes temë kyçe e dialogut ishte diskutimi i targave të automjeteve, ku simbas palës kosovare asht arritë marrëveshje, ndërsa pala serbe la të kuptohet se nuk ka ende marrëveshje, por janë rrugës për të arritë marrëveshje.

Marrëveshja e “arritun” nënkuptonte se në momentin e kalimit të kufinit Kosovë-Serbi të mbulohet pjesa e targës ku asht e vendosun shkurtesë e emnit Republika e Kosovës (RKS), ajo ka me u mbulue me letërngjitës. Njajtë ka me veprue edhe Kosova për targat serbe.