Bisedimet Kosovë-Serbi vazhdojnë sot

Ministria për Dialog, njofton se sot dhe nesër në Bruksel kanë me vazhdue takimet e nivelit teknik në mes të Republikës së Kosovës dhe Serbisë me ndërmjetësimin e Bashkimit Europian.

Në agjendë të këtyne takimeve, simbas ministrisë, kanë me qenë çashtja e lëvizjes së lirë dhe ajo për kodin shtetnor telefonik të Republikës së Kosovës.

Ministrja Edita Tahiri, njiherit udhëheqësja e dialogut teknik, deklaron se marrëveshja për reciprocitetin në tabelat e kerreve në mes të dy shteteve asht arritë javën e kalueme.

Ajo citohet të ketë thanë se në takimin e sotem, takimi i grupit punues për lëvizjen e lirë ka me u fokusue në heqjen e tabelave të mbetuna ilegale që qarkullojnë aty-këtu në komunat veriore të Kosovës.